
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump u shpreh i kënaqur nga paraqitja e Jake Paul, pavarësisht se amerikani u mposht nga Anthony Joshua.
“Në aeroplan pata mundësinë të shikoja ndeshjen e Jake Paul, dhe ai luajti vërtet mirë, u duk si një shfaqje e GUXIMIT TË MADH kundër një Anthony Joshua shumë të talentuar dhe të fuqishëm.
Event fantastik, urime Jake për qëndrueshmërinë, dhe sinqerisht, aftësinë, e treguar kundër një njeriu shumë më të madh!”-shkruajti Trump në rrjetet sociale.
Ylli i Youtube, Paul është një mbështetës i hapur i Presidentit dhe madje bëri fushatë për të gjatë kandidimit në vitin 2024.
and then