Aksident në aksin Levan-Tepelenë, kamioni me mandarina del nga rruga, plagoset drejtuesi i mjetit

Mbrëmjen e së dielës,  në aksin Levan–Tepelenë, në fshatin Poçem, një kamion, tip Volvo, me targa AA 859 SJ,  i ngarkuar me fruta agrume (portokalle dhe mandarina) doli nga rruga për shkaqe ende të paqarta.

Sipas informacioneve paraprake, ka mbetur i lënduar drejtuesi i mjetit, shtetasi O. Rr., i cili është transportuar me ambulancë drejt spitalit për ndihmë mjekësore.

Burime nga spitali bëjnë me dije se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, pasagjeri O. Sh. ndodhet në vendin e ngjarjes dhe, fatmirësisht, nuk ka pësuar dëmtime.

 



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×