
Kreu i Lëvizjes “Shqipëri Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka ndarë në Facebook, shkresën nëpërmjet të së cilës tregon se protesta ka pasur leje. Sipas tij, shteti po sillet si organizatë banditë.
“Policia e Shtetit ka që dje që ka marrë peng foninë e protestës. I heq bukën e gojës atij që punon dhe mban familjen vetëm e vetëm për të mos lejuar njeri që të na mbështesë ne me qendër zëri. Protesta ka pasur leje! Kur shteti sillet si organizatë bandite, çfarë mbetet?!”, shprehet Lapaj.
Kreu i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, ka vijuar protestën para Kryeministrisë, ndërsa i janë bashkuar edhe qytetarë. Lapaj akuzon qeverinë për korrupsion dhe vjedhjen e parave të shqiptarëve.

and then