
Deputeti Klevis Balliu dhe deputetja Elda Hoti zhvilluan këtë të diel takime me qytetarët e Njësisë Administrative Nr. 10 në Tiranë. Deputetët i bëjnë thirrje banorëve të kësaj zone dhe jo vetëm që t’i bashkohen protestës të së hënës, me qëllim largimin e narko-qeverisë pas skandaleve të saj të njëpasnjëshme.
Gjithashtu deputetët theksuan se protesta e nesërme është jetike, pasi korrupsioni ka kaluar çdo kufi dhe krimi është shtrirë në çdo sektor.
“Është detyrë kombëtare të reagojmë të gjithë së bashku”, deklaruan Balliu dhe Hoti, duke ftuar qytetarët të marrin pjesë masivisht në protestën e së të hënës, datë 22, në orën 18:00, para Kryeministrisë.
and then