
“Parada e Babagjyshëve”, një aktivitet që ka gjallëruar kryeqytetin duk e i dhënë ngjyra artistike dhe jo vetëm.
I ftuar në “News24 Fundjavë”, organizatori “i paradës së babagjyshëve”, Endri Çela rrëfeu se si lind ideja e këtij aktiviteti duke ndarë detaje të organizimit.
“organizimi erdhi shumë natyrshëm shumë spontane. Duke qenë se ne jemi një komuniteti që quhet “Tirana running club” ne mëremi me organizime të tilla. Çdo të shtunë ne ftojmë grupmosha të ndryshme që të vijnë të bëhen pjesë e saj, në orën 07:00 për ta pasur ditën para. Kemi vënë re që ka një trend, pasi në momentin që jemi krijuar si komunitet, kemi dhënë edhe shembullin e mirë për të krijuar edhe komunitete të tjera vrapimi dhe këtu nisi gjithçka. Unë ftova edhe komunitete të tjera. “Ftesa ishte që të bëjmë diçka të këndshme dhe u përqafua menjëherë. Tematika ishte e thjeshtë, për të vrapuar bashkë natën në dritat e kryeqytetit. Nuk e prisja që të vinin kaq shumë njerëz, por aty erdhën nga grupmosha të ndryshme, mbi 100 veta ishin pjesëmarrës. Vajza e veshur me pemë, ishte e veçantë gjithashtu edhe një qytetar i veshur si babagjysh. Kjo ishte një gjë e bukur jo vetëm për ata që morën pjesë, por edhe për qytetarë që e shihnin. “Disa thonin do jenë të huaj”…Por ishte një atmosferë përtej dritave të kishte kryeqyteti dhe ne e gjallëruam edhe më shumë”, tha ai.
Gjithashtu gjatë intervistës, Çela tha se ky organizimin kishte një qëllim për të ofruar atmosferë për dritave të festave, duke bërë bashkë grupmosha të ndryshme.
“Duke u bashkuar me një grup njerëzit të tjerë t’i krijon komunitet dhe kudo në qytete të tjera mund të bëjnë të njëjtë gjë. Edhe ditën e shtunë që e nisin paksa me përtesë zgjimin herët, por kur bashkohesh me grupin, vjen edhe një falënderim për ftesën. Grumbullimi u bë te sheshi “Italia, u mblodhëm aty. Grupin e kisha njoftuar që të përgatiteshin edhe për të ftohtin dhe të merrnin diçka. Na dolën dy vullnetarë që të lëviznin mjetet që t’i sillnin nga sheshit “Italia” në qendër. Pra edhe kjo ishte e mirëorganizuar. Pika finale, shkuam te ish-stacioni i Trenit dhe më pas u kthyem në qendër dhe të gjithë bashkë konsumuam diçka dhe qëndruam për rreth 2-3 orë bashkë”.
and then