
Sekretari i partisë së Lirisë, Tedi Blushi në një intervistë në “News24 Fundjavë”, foli për protestën e 22 dhjetorit, ndërsa komentoi edhe deklaratat e kreut të PD Sali Berisha i cili paralajmëroi edhe për grevë uri.
Blushi tha se me gjithë skandalet në të cilët është përfshirë vendi dhe korrupsionin galopant të qeverisë Rama do të mbështesin të gjitha hapat që janë kundër rrëgjimit.
Blushi akuzoi kryeministrin Edi Rama se po përpiqet me çdo kusht që të prishtë provat që sipas tij “tregojnë edhe përfshirjen e kryeministrin” në korrupsion.
“Rama po bën gjithçka për të prishur provat që të çojnë në shtëpinë e tij. Ne jemi të gatshëm, në konsulta me PD për të gjithë hapat e duhur për t’i shkurtuar orët regjimit”, tha ai.
and then