“Rrugët “e florinjta” shemben nga korrupsioni, pa asnjë përgjegjësi”, Erisa Xhixho: Të hënën protestojmë për dinjitetin dhe për të ardhmen

Zv/presidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, përmes një mesazhi në rrjetin social facebook, bën thirrje për pjesëmarrje në protestën e 22 dhjetorit, pasi sipas saj, korrupsioni që po vjedh paratë e vendit më të varfër në Europë nuk është keqqeverisje — është krim.

“Tuneli i Llogarasë thith 75 milionë euro, ndërsa pensionistëve u jepet vetëm një panine. Rrugët “e florinjta” shemben nga korrupsioni, pa asnjë përgjegjësi.

50% e qytetarëve mezi mbyllin muajin, ndërsa Kryeministri pi verë 33 mijë euro.

TVSH është 20% për bukën, vajin, vezët e qumështin; 0% për oligarkët.

Në Onkologjik mungojnë ilaçet, por qeveria ka 4.2 milionë euro për “Kopshtin Eden” te Kryeministria.

Fëmijët shkojnë në shkollë me thika në vend të librave, sepse shteti ka dështuar”, shkruan Xhixho.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×