
Kryetari i partisë “Mundësia”, Agron Shehaj, ka deklaruar përmes një video-mesazhi se kriminelët e shpallur në kërkim nga SPAK po prishin provat me ndihmën e shtetit.
Shehaj thotë se kjo është arsyeja që atyre u duhet pushteti.
“Ndaj nuk lënë detyrën të gjithë drejtorët e akuzuar dhe nuk vendosen nën arrest. Ndaj Rama nuk e lëshon Ballukun. Ndaj po fitojnë kohë. Duan të prishin çdo provë të krimeve të tyre”, thotë Shehaj në një video të shpërndarë në rrjetet sociale.
Ai thotë më tej se Rama po përplaset jo vetëm me SPAK-un, por dhe me Perëndimin.
“Duhet dorëheqje dhe zgjedhje të parakohshme”, përfundon mesazhi i Shehajt.
and then