
Kryetari i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, tha se me rikthimin e Belinda Ballukut në detyrë, zv/kryeministrja ka kërcënuar vartësit e saj të përfshirë në hetim dhe që po bashkëpunojnë me drejtësinë.
Bardhi tha se përmes metodave speciale, SPAK ka vërtetuar se personaliteti i saj mund të përsërisë krimin dhe intimidojë. Balluku nga momenti që është rikthyer në detyrë, ka filluar të intimidojë vartësit, që janë subjekte të hetimit dhe po bashkëpunojnë me drejtësinë dhe i ka kërcënuar.
Gazment Bardhi: As prej përfaqësuesve të mazhorancës nuk kanë thënë në Këshillin e Mandateve, që nuk e shqyrtojnë këtë vendim, por nuk dinin cqëndrim të mbanin, pasi nuk ishin lidhur në telefon me Ramën, madje u tentua disa herë tja linin topin kryetari i Kuvendit, kryetarit të grupit.
Nuk mund të ketë ndërhyrje, cështja në GJK s’ka të bëjë me heqjen e imunitetit të Ballukut, ata nuk erdhën për zëvendësim mase.
Prokurorët e SPAK, thonë se e kishin në hetim për 2 krime me një dëm në buxhet 210 mln euro. Sot që flasim e kanë cuar dosjen hetimore në 11 krime duke cuar vlerën deri në 1.1 mld euro përfitim.
Ata thonë se pozita e Ballukut është rënduar, dhe hetimet thonë se personaliteti i saj mund të përsërisë krimin dhe intimidojë. Balluku nga momenti që është rikthyer në detyrë, ka filluar të intimidojë vartësit, që janë subjekte të hetimit dhe po bashkëpunojnë me drejtësinë dhe i ka kërcënuar.
and then