
Tani është zyrtare. Ndeshja e Serie A mes Como dhe Perth nuk do luhet në Perth të Australisë. Shkak për të këtë, janë bërë kërkesat e konfederatës aziatike.
Liga e Serie A, ka konfirmuar së fundmi lajmin.
“Planet për të zhvilluar ndeshjen e parë zyrtare të një kampionati Europian jashtë kufijve të shtatit të kualuhet ky kampionat, në Australi, në Perth janë anuluar, pas një marrëveshjeje të ndërsjellë midis Lega Calcio Serie A dhe Qeverisë së Australisë Perëndimore. Të dyja palët e morën këtë vendim për shkak të rreziqeve të pakufizuara financiare, kushteve të vështira të miratimit dhe komplikimeve të minutës së fundit përtej kontrollit të tyre. Ndeshja e propozuar do të kishte qenë hera e parë që një ndeshje e nivelit të lartë, me pikë, e një kampionatit Europian do të luhej jashtë, duke përfaqësuar një mundësi unike për Australinë Perëndimore për të bërë histori ndërkombëtare të futbollit. Propozimi ishte miratuar nga të 20 klubet e Lega Calcio Serie A, Federata Italiane e Futbollit (FIGC) dhe Unioni i Shoqatave Evropiane të Futbollit (UEFA). Megjithatë, kushtet shtesë të vështira të vendosura nga Konfederata Aziatike e Futbollit (AFC) për të autorizuar ndeshjen nuk mund të përmbusheshin pa rrezik financiar për Qeverinë e Australisë Perëndimore dhe Lega Calcio Serie A. Qeveria dhe Lega Calcio Serie A kanë shqyrtuar çdo mundësi të zbatueshme për të sjellë takimin historik në Australinë Perëndimore. Analiza e ofertës së Perth-it zbulon se, që nga prilli, ajo ka gjeneruar tashmë mbi 280 milionë dollarë në ekspozim mediatik global, me qytetin australian të mbuluar gjerësisht nga mediat kryesore ndërkombëtare në Shtetet e Bashkuara, Mbretërinë e Bashkuar, Itali, Indonezi dhe Francë. Qeveria Cook mbetet e përkushtuar për të siguruar ngjarje të mëdha ndërkombëtare që sjellin kthime ekonomike për shtetin, duke ndihmuar në diversifikimin e ekonomisë dhe duke promovuar sektorët e turizmit dhe mikpritjes në Australinë Perëndimore”- thuhet në njoftim.
and then