“Koha nuk pret, Shqipëria na thërret!”, deputeti i PD thirrje qytetarëve: Pjesëmarrja në protestë, domosdoshmëri!

Deputeti i PD-së, Igli Cara zhvilloi dje një takim me demokratë dhe qytetarë të Durrësit. Përmes një mesazhi në ‘Facebook’, Cara theksoi se pjesëmarrja në protestën e sotme është domosdoshmëri.

“Sot, me demokratët dhe qytetarët e Durrësit, folëm hapur dhe me përgjegjësi për detyrën që kemi përpara. Pjesëmarrja në protestën e nesërme nuk është zgjedhje, është domosdoshmëri. Regjimi i Ramës ka varfëruar familjet shqiptare, ka përzënë fëmijët tanë nga atdheu, e ka kthyer Shqipërinë në narkoshtet dhe ka grabitur buxhetin e shtetit dhe çdo pronë publike.
Nesër, më 22 Dhjetor, në orën 18:00, të gjithë në protestë kundër regjimit. Koha nuk pret. Shqipëria na thërret! Partia Demokratike Dega Durrës.”, shkruan Cara në ‘FB’.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×