LAJMI I FUNDIT/ PD zbret para Kryeministrisë, opozita nis stinën e protestave kundër Ramës (LIVE)

PD dhe mbështetësit e saj zbresin në Bulevardin qendror të kryeqytetit, në një protestë kombëtare kundër Qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, pasi ky i fundit bllokoi heqjen e imunitetit për Belinda Ballukun, duke refuzuar kërkesën e SPAK për arrestimin e saj.

Balluku akuzohet për korrupsion me tenderat dhe SPAK e GJKKO kanë vendosur ndaj saj masën e sigurisë pezullim nga ushtrimi i funksioneve, por Gjykata Kushtetuese e ktheu në detyrë, të paktën deri në 22 janar kur çështja të shqyrtohet në themel.

Opozita nis kështu stinën e protestave kundër Ramës, siç është njoftuar nga kryedemokrati Sali Berisha.

Lideri i PD ka bërë një deklaratë të fortë duke thënë se po nuk u largua kryeministri Edi Rama, opozita rrezikon të shkrihet.

Protesta e kësaj të hëne 22 dhjetori nisi me rreth 30 minuta me vonesë. Kreu i PD Sali Berisha iu bashkua protestuesve në orën 18:30. Ai marshoi në këmbë nga selia blu në drejtim të Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, para Kryeministrisë.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×