
Pas fitores ndaj Romës, Juventus po përballet me lëndime që mund të ndikojnë në planet e Spallettit. Gjatë ndeshjes ndaj verdhekuqve, u dëmtuan Conceição, McKennie dhe Rugani. Rugani do të rikuperohet vetëm në vitin 2026, ndërsa McKennie dhe Conceição mund të kthehen deri në fund të vitit, pasi nuk kanë dëmtime muskulore.
Për ndeshjen me Pisan, e cila do të zhvillohet këtë të shtunë, i vetmi që mund të rikuperohet është McKennie, i cili ka luajtur rol kyç këtë sezon. Mungesa e Conceição mund të jetë një problem, pasi Zhegrova nuk ka arritur ende të mbushë boshllëkun e tij. Spalletti mund të provojë një formacion me Joao Mario dhe Zhegrova, por ky kombinim mund të rrezikojë ekuilibrin, pasi të dy janë më shumë sulmues.
Një tjetër shqetësim është mungesa e Cabalit, që po rikuperohet nga një problem muskulor. Spalletti mund të vendosë Cambiaso në të djathtë dhe Kalulu në të majtë, ose të provojë mbrojtje me katër lojtarë.
Lajmi i mirë për Juventusin është rikthimi i Teun Koopmeiners, që mund të luajë pas pezullimit. Pavarësisht fitores ndaj Romës, Juventus ka ende shumë dilema dhe sfida përpara. Megjithatë ndaj një skuadre që është ngjitur vetëm këtë sezon në elitën e futbollit italian, “Zonja e Vjetër” nuk pritet të ketë objektiv tjetër përveçse 3 pikëve të radhës, për të vijuar presionin ndaj 4 skuadrave të para.
and then