
Reuters ka pasqyruar pamje nga protesta e së hënës e opozitës në të cilën nuk munguan dhe incidente si pasojë e hedhjes së molotovëve nga mbështetësit e PD.
Sipas medias së huaj prestigjioze, opozita kërkon dorëheqjen e Qeverisë pasi prokurorët ngritën akuza për korrupsion ndaj Ballukut.
“Protestuesit hodhën bomba molotovi në ndërtesën qeveritare ku ndodhet zyra e Kryeministrit Edi Rama, duke kërkuar dorëheqjen e qeverisë pasi prokurorët ngritën padi ndaj zëvendëskryeministres për korrupsion të dyshuar.
Tensionet politike në Shqipëri janë përshkallëzuar në javët e fundit pasi akuzat u bënë kundër zëvendëskryeministres Belinda Balluku .
Ndërkohë që një mbështetës i opozitës digjet nga një koktej molotovi gjatë një proteste antiqeveritare në Tiranë, Shqipëri, më 22 dhjetor 2025″, shkruan Reuters.
and then