
Në një intervistë në emisionin “Studio24”, në News 24, Erl Murati komentoi protestën e opozitës që u mbajt këtë të hënë përpara Kryeministrisë.
Murati u shpreh pesimist për këtë aksion duke thënë se nuk e sheh aspak opozitën të bashkuar. Gjithashtu nënvizoi se aksioni i opozitës duhet të ndryshojë
“Në politikë e dimë që numrat kanë rëndësi. Opozita ka arsye për të qenë e kënaqur sot, por kam dyshimet e mia për vijimësinë e aksionit të opozitës. Unë opozitën nuk e shoh të bashkuar. Për mua sot nuk ishte e bashkuar. I mbetet përgjegjësia partisë së madhe apo lidershipit që të ndërmarrë këtë aksion për bashkimin. Por unë nuk pashë elementë të rinj. Nuk pashë gjëra ndryshe nga vitet më parë. Pres që aksioni politik i opozitës të ndryshojë diçka. PD është e vetmja parti që ka një kryetar partie që e ka pasur edhe 35 vite më parë. Unë besoj që PD ka targën Berisha. Aksioni i Salianjit është i kotë brenda PD. Objektivi i një partie politike është fitorja e zgjedhjeve”, tha ai.
and then