VIDEO/ Aksident në Fier, përplasen dy automjete, një prej makinave përfundon në kanal. Një i lënduar

Një aksident rrugor është regjistruar ditën e sotme në vendin e quajtur “Kthesa  e Vajkanit” në Fier.

Si pasojë e përplasjes së dy automjeteve, ka mbetur e plagosur pasagjerja e njërës prej makinave, e cila është transportuar menjëherë drejt spitalit dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Në aksident janë përfshirë dy automjete, një mjet tip “Benz” dhe një “Fiat Panda”.

Nga përplasja, automjeti tip Benz ka përfunduar në kanal, ndërsa mjeti tjetër ka pësuar dëmtime materiale.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca. Policia po punon për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×