VIDEO/ Salianji nga protesta: Takimet e mia masive me demokratët ishin dhe janë për të “zgjuar” PD-në. Përplasje me Berishën? Opozita duhet të ripërtërihet për të rrëzuar Ramën

Anëtari i Kryesisë së PD, Ervin Salianji deklaroi nga protesta e opozitës para Kryeministrisë, se lëvizja dhe takimet e tij me demokratët ishin për të zgjuar Partinë Demokratike.

Sot në sheshin e protestës, Salianji tha për News24 se opozita duket se është zgjuar dhe se strukturat e PD janë angazhuar për të patur pjesëmarrje të lartë në tubim, pas skandaleve të njëpasnjëshme të Qeverisë.

Gjithashtu, ish-deputeti demokrat tha se do të vijojë takimet me bazën e PD dhe qytetarët me qëllim ripërtërirjen strukturës së saj drejtuese për të rrëzuar Qeverinë dhe larguar Edi Ramën nga pushteti.

“I gjithë qëllimi i takimeve masive me demokratët ka qenë për të rizgjuar PD-në, për të kërkuar protestë dhe revoltë dhe PD duket se sot është zgjuar, me pjesëmarrjen dhe angazhimin e  strukturave të saj, është rizgjuar dhe është me energji tjetër. Fokusi sot është tek dy skandalet e jashtëzakonshme, të Ballukut dhe AKSHI-t që e kanë ekspozuar qeverinë jo vetëm në korrupsionin politik e moral, por edhe në lidhjet me krimin, përcaktimin e tenderave për interesa personale dhe Edi Ramës dhe Belinda Ballukut dhe padiskutim të rënies së ngrehinës së shtetit, shteti dhe mafia, shteti dhe krimi, shteti dhe të korruptuarit janë një dhe ne duhet të ndajmë shtetin nga të korruptuarit për të kthyer një shtet në shërbim të qytetarëve. Kjo është thirrja ime. Do të jem në çdo protestë dhe akt që do të jetë kundër Edi Ramës”, u shpreh Salianji.

Pyetje: Do të vazhdoni takimet me bazën e PD? 
Ervin Salianji: Padiskutim. Nuk i kam ndaluar ndonjëherë takimet me demokratët dhe qytetarët dhe as nuk i ndaloj. Në kulmin e këtyre skandaleve PD duhet të bëjë gjtihçka për të qenë e përgatitur për të rrëzuar Edi Ramën një orë e më parë. Ekspozimi i të dhënave të tjera që pritet të ndodhin në ditët e ardhshme e bën të domosdoshme përgatitjen e PD dhe të opozitës për të mos e lënë Edi Ramën për asnjë sekondë në zyrën që mban peng tani.

Pyetje: Ka divergjenca mes jush dhe zotit Berisha…
Ervin Salianji: Çdo ndryshim nuk vjen pa divergjenca mendimesh. Unë mendoj që është e domosdoshme që PD të jetë e gatshme edhe njëherë tjetër dhe e ripërtërirë për të rrëzuar Edi Ramën.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×