“1507 faqe me prova e fakte”/ Vokshi detaje për librin “Farsa e madhe e zgjedhjeve në Shqipëri”: Një pjesë e madhe e rasteve, krime elektorale të Ballukut në Fier

Deputetja e PD-së, Albana Vokshi prezantoi detaje nga libri i zi i opozitës ku tregohen sipas tyre abuzimet gjatë zgjedhjeve të 11 majit. ‘Farsa e madhe e zgjedhjeve në Shqipëri’ sipas Vokshit disponon mbi 2500 raste të abuzimeve, që tregojnë ‘vjedhjen e zgjedhjeve’.

Po ashtu ajo theksoi se në libër tregohen dhe rastet e vjedhjes dhe abuzimet e Belinda Ballukut si drejtuese politike e qarkut të Fierit për PS-së për zgjedhjet e 11 majit.

Albana Vokshi: Task Forca e ngritur në selinë e PD për monitorimin e krimeve zgjedhore kishte 20 anëtaarë secili me detyra të mirë përcaktuara.
Ka foto, dëshmi, fakte, jemi treguar të kujdesshme që gjithccka në libër të jetë e vërtetueshme dhe e provueshme. Kishte një volum të lartë. Vetëm rastet e verifikuara janë përfshirë në rapiort. Kjo është vetëm një pjesë e vogël e asaj që a ndodhur gjatë fushatës, ditën e zgjedhjeve dhe pas saj. Janë gjithsej 2543 raste.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×