
Një trekëndësh ka dal në horizont ditët e fundit sa i takon merkatos mes Juventusit, Interit dhe Sassuolos. Bardhezinjtë synojnë Davide Frattesi-n, për të cilin Interi kërkon jo më pak se 30 milionë euro. Zikaltërit, nga ana tjetër, janë të interesuar për Tarik Muharemovic, mbrojtësin 22-vjeçar të Sassuolos, i vlerësuar rreth 25 milionë.
Juventusi ka të drejtën e 50 për qind të fitimit nga një shitje e mundshme e Muharemovic-it, një detaj që mund të ulë ndjeshëm koston e operacionit për Frattesi-n. Mesfushori i Interit është kërkuar personalisht nga Spalletti, i cili e vlerëson për aftësinë për t’u futur në zonë dhe për kontributin me gola.
Frattesi, i kaluar në plan të dytë në hierarkitë e Interit, është i hapur për ndryshim ambienti me synimin për të luajtur rregullisht dhe për të mbajtur gjallë shpresat për Botërorin. Muharemovic, ndërkohë, pëlqehet nga Chivu dhe shihet si një profil ideal për rinovimin e mbrojtjes zikaltër.
Operacioni mbetet kompleks, por pistat janë dy: ose një triangulim i plotë merkatoje, ose largimi i Frattesi-t me huazim me detyrim blerjeje në rast kualifikimi të Juventusit në Champions League. Ditët në vijim pritet të jenë vendimtare.
and then