
Partia Demokratike i ka shtrirë dorën të gjitha partive politike opozitare të bashkohen në protestat që sapo kanë nisur për rrëzimin e qeverisë.
Kështu tha në “Studio 24″, Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka, duke shtuar se PD është dakord që të ulen të gjitha partitë pa asnjë kusht, mjafton që fronti opozitar të jetë i plotë”.
Flamur Noka: Pse s’i pyetni këto parti pse nuk bashkohen me ne? sikur PD të mos i shtrinte dorën e bashkimit në një front, kjo pyetje do të qëndronte pr ne. por ne e kemi shtrirë dorën vazhdimisht dhe e mbajmë dorën e shtrirë ndaj cdo force opozitare që të bëhemi bashkë kundër narkoregjimit.
Kjo ka qenë dhe është deviza jonë e palëkundur. E keni ndjekur Berishën që në cdo dalje ka bërë thirrje të bashkohen, sigurisht kohë kanë. Ne jemi dakord që të ulemi me të gjithë pa asnjë kusht, mjafton që fronti opozitar të jetë i plotë. Ne nuk përjashtojmë asnjë nga këto, kush e ndjen veten më pranë opozitës, është i mirëpritur.
and then