Në ‘arrest shtëpie’ pas skandalit për tenderat, Mirlinda Karçanaj delegon kompetencat. Ja kush e merr drejtimin e AKSHI-t

Pas skandalit që ka mbërthyer AKSHI-n ku drejtoresha e këtij institucioni është në ‘arrest shtëpie’ pas hetimeve të kryera nga SPAK, Mirlinda Karçanaj ka deleguar kompetencat.

Mësohet se drejtimi i AKSHI-t do të bëhet nga Romina Kostani. Kujtojmë se Karçanaj akuzohet për shkelje të barazisë në tendera.

VENDIMI
Në mbështetje të ligjit nr. 44/2015, “Kodi i Procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë”, ligjit nr.90/2012 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Administratës Shtetërore”, të Ligjit nr.43/2023 “Për Qeverisjen Elektronike” të ndryshuar, të Kreut V, neni 21, pika 5 të Ligjit nr. 162, datë 23.12.2020 “Për prokurimin publik” të ndryshuar, të Kreut IX, neni 73, pika 2, të Vendimit nr. 285, datë 19.05.2021, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik”, të ndryshuar, si dhe të Rregullores së Brendshme Nr.2740 Prot., datë 20.6.2025 “Mbi detyrat dhe funksionimin e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit”,
5. Ngarkohet Drejtori i Koordinimit të Agjendës Digjitale dhe Projekteve e-Gov me Fonde te Huaja, Drejtori i Monitorimit dhe Mbrojtjes Kibernetike për Sistemet dhe Infrastrukturat e-Gov dhe Drejtori i Infrastrukturës e-Gov, për zbatimin e këtij urdhri.
6. Ngarkohet Sektori i Arkivë Protokollit për njoftimin e këtij urdhri.
Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×