
Në një intervistë në emisionin Vila 24 në News 24, pedagogu dhe avokati, doktor Elton Musa ofroi një shpjegim të detajuar, por të thjeshtuar, mbi paketën fiskale 2026 dhe paqen fiskale, duke u ndalur te ndikimi konkret i tyre në jetën e qytetarëve dhe veçanërisht te bizneset.
Ai theksoi se ndryshimet sjellin njëkohësisht rritje të barrës tatimore dhe lehtësime të kushtëzuara përmes faljes së gjobave e kamatëvonesave, rivlerësimit të pasurive të paluajtshme dhe skemave të reja për TVSH-në, sidomos për fermerët. Sipas Musës, viti 2026 do të jetë një vit sfidues, veçanërisht për bizneset e vogla, për shkak të rritjes së pagës minimale, formalizimit më të fortë dhe sistemit të njoftimeve elektronike, duke e bërë vëmendjen dhe korrektësinë fiskale një domosdoshmëri për të shmangur penalitetet dhe për të përfituar nga lehtësitë e parashikuara.
Intervista e plotë
Do të flasim për paketën fiskale. Si përkthehen ndryshimet në përditshmërinë tonë, në jetën tonë sociale, por edhe tek biznesi në mënyrë të veçantë? I kërkova të flasim me gjuhën më të thjeshtë të mundshme për publikun që po na ndjek në këto momente. Ju prezantoj me doktor Elton Musa, avokat dhe pedagog gjithashtu. Mirmëngjes! Mirë se erdhe.
Mirmëngjes! Mirë se ju gjeta!
A është e vështirë t’i flasësh një publiku mëngjesi kur bëhet fjalë për ju që jeni mësuar të jeni nëpër auditore apo që të flisni pak me gjuhë më teknike apo profesionale?
Ideja është që ne do të bëjmë të pamundurën që t’ju japim informacionin më të mirë të mundshëm në një kohë relativisht të shkurtër dhe nga audienca na dëgjojnë sipas dëshirës dhe interesit që ata kanë. Pra, interesi është psh nëse do të na rriten rrogat në janar 2026. Barra tatimore e biznesit nëse do të rritet apo jo. Edhe kështu me rradhë.
Ok, edhe ne do të ndalojmë te të dyja. Në fakt, për të bërë një përkthim më të kuptueshëm për ata që kanë dëgjuar këto dy muajt e fundit, pikërisht për këtë paketën fiskale 2016. Si do ta kuptonim?
Kanë qenë dy muaj shumë impenjativë, si për ju gazetarët edhe për ne profesorët, si dhe për ata që kanë qenë duke bërë ligjet. Ka pasur një ndryshim, një paketë të re fiskale ka pasur, por veç paketës fiskale 2026 është edhe ajo që konsiderohet paqja fiskale. Është bërë në dy këndvështrime. E para, është rritur barra tatimore për biznesin dhe e dyta është bërë një lloj ndihmesë për biznesin. Pra, nga një dorë t’i marr dhe nga tjetra po t’i fal.
Ka pasur tetë projektligje, pesë ndryshime të ligjeve aktuale dhe tre projektligje të reja. Por mund të themi që ndër gjërat më të rëndësishmë ka qënë paqja fiskale, sepse ajo i ka interesuar të gjithëve. Por nga njëra anë, mund të themi që biznesi ose administrata tatimore mund të ketë dështuar sadopak edhe për të bërë detyrën e saj, sepse me paqen fiskale ka dy momente. Momenti i parë që iu falin biznesit detyrimet tatimore, por është edhe momenti i dytë që iu jepet një mundësi bizneseve që brenda një kufiri kohor gjatë vitit 2026, ata kanë mundësi të bëjnë pagesat e tyre.
Iu falen në një farë mënyre disa detyrimeve që janë gjoba dhe kamatëvonesa, por nuk i falen disa detyrime që në mënyrë indirekte i kanë pasur me individët. Pra, në një farë mënyre, politikëbërësit kanë arritur në një konkluzion duke i dhënë mundësi biznesit që t’i paguajnë disa detyrime. Por nga aspekti tjetër kemi një konvështrim tjetër. Ka bërë disa ndryshime në Ligjin për TVSH, ku i ka dhënë më shumë mundësi fermerëve sot, që të cilët kur shkonin shisnin ato mallrat që ata i bënin me shumë dashuri pranë shtëpive të tyre te grumbulluesit kanë pasur mundësi që tani tashmë ta formalizojnë systemin. Nga një system informal, kanë dashur ta formalizojnë, por duke duke e bërë një formalizim, rrisin në një farë mënyre edhe njëlloj informaliteti në mënyrë indirekte. Pse e themi këtë? Sepse të gjithë fermerët do detyrohen ndoshta të shkojnë te grumbulluesit të bëjnë ca fatura që edhe mund të konsiderohen pak fiktive, sepse të gjithë marrin një kthim mbrapsht 10 përqind. Duke bërë një shitje gjatë 6-mujorit, ata do të shkojnë te grumbulluesit, këta i lëshojnë një lloj fakturë dhe ata bëjnë një kërkesë në administratën tatimore dhe brenda 30 ditëve ndodh një proces i tillë që Administrata tatimore është e detyruar t’i kthejë 10 përqind mbrapsht. Pastaj, çfarë mund të themi tjetër? Mund të themi tjetër është taksa përsa i përket infrastrukturës, është një taksë e cila ka ndryshuar për gjithë bizneset ose gjithë ndërtimet që bëhen në fushën e arsimit, do të ketë taksë zero. Një ndryshim tjetër që është shumë i rëndësishëm përsa i përket është rivlerësimi i pasurive të paluajtshme. Kjo tregon që nga një aspekt i është ndonjë ndihmë shumë e madhe qytetarëve shqiptarë të Republikës së Shqipërisë. Por nga një aspekt tjetër, Administrata Shtetërore ka arritur në një konkluzion që thotë që ka dëshirë të rrisë të ardhurat, do të thotë për të rritur aftësinë paguese në vetvete, shteti indeksohet në mënyrë indirekte, duke marrë disa të ardhura nga qytetarët e lirë, duke i detyruar ata që të shkojnë të rivlerësojnë pasuritë e tyre, edhe me ndryshime ligjore që janë bërë për sa i përket zonave kadastrale, ku ata kanë pasuritë e tyre, ku ndodhen. Ka ndodhur ky proces që nga janari i vitit 2026 çdo individ ka drejtë që të bëjë rivlerësimin e pasurisë. Edhe nëse do ta shesi, edhe nëse nuk ta shesi.
Nderi që i bëhet qytetarëve në këtë rast cili është?
Nderi për qytetarët është nga një taksë 15% nëse ai do të shiste sot një pasuri dhe do të paguante mbi vlerën, do të paguajë këtë herë 5%. Këtu, në një farë mënyre, jep mundësi të gjithë qytetarëve që cilët janë në proces për të shitur dhe po të vësh re, do të bisedosh me noterët këto dy muaj ka rënë boomi i shitjeve, pasi të gjithë presin janar se nuk duan të paguajnë. Por, i jep mundësi edhe disa individëve që nuk e kanë në plan për ta shitur, që ta kenë të rivlerësuar se nuk i dihet se çfarë ndodh, siç ka ndodhur çdo vit.
Por në një farë mënyre, shteti po tregon që sa herë bën këtë rivlerësimin e pasurive paluajtshme, ndodh që përqindja po rritet. Njëherë e bëri me 2%, pastaj me 3%, tani me 5%, domethënë çdo herë po tenton ta rrisë sadopak, duke i marrë qytetarëve sa më shumë para që mundet.
E kuptoj, përmende bizneset duke përmendur gjithashtu edhe fusha të caktuara. Cilat do të jenë bizneset që riskojnë të preken pak më shumë apo ta ndiejnë pak më shumë nga paketa?
Si personat fizik, bizneset, si shoqitë tregtare, si korporatat e mëdha, të gjitha preken në një farë mënyre ose u rritet barrat tatimore. Një qytetar do të pyes çfarë është kjo barra tatimore që i rritet biznesit.
Po e sqarojmë pak, çfarë është kjo?
Po barra tatimore ka të bëjë me pjesën që çdo qytetar që nga janari 2026 do të rritet paga minimale, shkon në 50 mijë lekë të reja në muaj, që është me vendim qeverie. Automatikisht të gjithë bizneset, pra persona fizike, korporata të mëdha, bizneset ShPK-së, gjithçka me radhë ndodh që rritet në një farë mënyre detyrimi për të paguar tek administrata tatimore, që në këtë moment kemi një rritje në mënyrë indirekte të drejtpërdrejt të barrës. Edhe kështu vazhdon me radhë.
E kuptoj, me ndryshimet e kësaj natyre në fakt është e nevojshme të bëhet edhe njëlloj sensibilizimi apo dhe një dhënie informacioni. Sigurisht që mediat kanë kryer funksionin.
Mendoj se mediat kanë bërë punën më të madhe.
Gjithmonë ndodh që të ketë paqartësi dhe këto gjëra vëmë re kryesisht në debate televizive. Pra, përkthehen herë pas here mungesa e informacionit dhe paqartësia. Dhe kur flasim për një nivel të caktuar njerëzish që e shfaqin këtë paqartësi, imagjino pastaj për njerëz të tjerë që nuk kanë pse ta dinë se nuk janë as të fushës në një farë mënyre. Thjesht dinë që diçka në xhepin e tyre do të preket në një nivel të caktuar apo përqindje, meqë zakonisht i përktheni në përqindje.
Po ç’është e vërtetë, të gjithë nuk e kishim idenë se çfarë do të ndodhte deri në muajin nëntor, që të gjithë projektligjet dhe ndryshimet ligjore u paraqiten pranë Komisioneve Parlamentare edhe u miratuan më pas. Edhe u krijua një ide e qartë edhe për paqen fiskale. Flitej shumë se çfarë do të ndodhte, ose sesi do të funksiononte, por në një farë mënyre, paqja fiskale ka dy momente. Janë dy projektligje shumë të veçanta që ka të bëjnë me falje detyrimeve tatimore dhe ka të bëjë me rivlerësimin e pjesës së deklarimeve të bilancet e biznesve, që do të thotë në një farë mënyre askush nuk e dinte deri në muajin nëntor se çfarë do të ndodhte.
Në nëntor ne u qartësuam, arritëm të kuptonim, domethënë dhe bizneset u qartësuan dhe arritën të kuptonin se çfarë do të ndodhte me ta. Por në një farë mënyre, paqe fiskale dha dy këndvështrime ose anë të medaljes. Njëra anë që mund të themi që në një farë mënyre administrata tatimore ose shteti shqiptar nuk e ka bërë punën e duhur në këto dhjetë vite ose pesëmbëdhjetë vite, ose edhe të trashëguara nga vitet e mëparshme.
Dhe na ndodh që në një farë mënyre është detyruar t’i falë disa biznese ose t’i falë disa të ardhura ose t’i falë disa detyrime, sepse unë nuk i mbledh dot. Por kemi edhe këndvështrimin tjetër, i cili thotë që juve keni disa detyrime tatimore. Pra, keni disa detyrime që jeni të detyruar t’i paguani, por ndërkohë po ju fal gjobat dhe kamatëvonesat të cilat vijnë si pasojë e sistemit, se sistemi në administratën tatimore është shumë e ashpër. Edhe me ndryshimet ligjore, edhe sistemi tatimor e-filing bëhet në mënyrë njoftimi, çdo të thotë e bën në ligj, që çdo njoftim në e-filing ti ke një afat 10-ditor për ta ankimuar, për t’i kthyer një përgjigje dhe kështu me rradhë. Kjo do të thotë që jo vetëm përmes shërbimit postar, por tani edhe përmes e-filing, pasi çdo njoftim që të vjen atje merret i mirëqenë që ti e ke marrë si njoftim, e ke hapur apo jo është çështje komplet personale e biznesit dhe ekonomistëve. Domethënë, ndryshimet kanë ndodhur edhe për mire Anila, kanë ndodhur edhe në një farë mënyre populli kur i sheh në mënyrë të gjerë, i sheh që këto kanë ardhur si ndryshime të mira. Por po ti shohësh në mënyrë kështu të drejtpërdrejtë edhe në mënyrë indirekte nga ne specialistët mund të themi që ka dy momente.
Likuiditeti, mundësia e aftësisë paguese dhe krijimi i aftësisë paguese, që do të thotë shteti po gjen një mekanizëm për të marrë disa të ardhura në vitin 2026 nga xhepat e qytetarëve dhe nga xhepat e biznesit, sepse biznesi është ai që duhet t’i paguajë gjitha këto.
Interesante, na priska një vit i mirë.
Një vit i mirë.
Shikoni, kontrolloni, mbani hapur aplikacionet.
Duhet gjithnjë shumë kujdes.
E po pra, po dhjetë ditë kohë. A e mendon se dhjetë ditë të rrëshket pa i parë ndonjëherë? Megjithatë, ka një staf përkatës, besoj të paktën, në rastin e bizneseve të mëdha që monitoron gjithë pjesën administrative, ekonomike, financiare.
Korporatat e mëdha kanë struktura.
Por, kush rrezikon më shumë. Dhe këtë sheh si sfidën më të madhe që do të përballet biznesi?
Unë mendoj që bizneset e vogla. Personat fizikë dhe bizneset e vogla me një vlerë xhiroje deri në 14 milionë lekë janë ata që janë më të rrezikuar. Pse? Për një arsye shumë të veçantë, nuk ka një strukturë përkatëse ekonomike të vendosur. Nuk ka një strukturë që merret përkrahësisht. Kanë disa zyra kontabiliteti që ata mundohen me ato mundësitë e tyre të paguhen dhe të japin një mundësi. Por kjo do të rrisë një mosvëmendje. Do të lërë përsëri në zyrat e shtetit, por këtë herë online. Pra, Diella do të bëjë punën e saj përsëri.
Megjithatë, duket se po mësohen edhe një kategori e caktuar njerëzish që e kishin të vështirë përballjen e të punuarit apo të marrit dhe të shërbimeve online. Nëse do të kishim një mesazh për ta ndarë për bizneset nga ju, cili do të ishte? Dhe pastaj mund të flasim edhe pak për këtë pagën minimale që veshët janë katër në të tilla raste.
Biznesi duhet të ketë vetëm një gjë parasysh, duhet të jetë shumë i vemendëshm. E pret një vit i vështirë në kuptimin e mirë të fjalës, për arsye edhe për shkak të ndryshimeve të cilat kanë ndodhur tani në paketën e re fiskale, por edhe për shkak të mënyrës së ndryshimit të njoftimeve, që ka bërë Administrata Timore. Pra, biznesit do t’i rritet barra tatimore në mënyrë indirekte edhe në mënyrë të drejtpërdrejtë. Patjetër, duke dalë deri tek paga, që shumë, shumë veta janë shumë të gëzuar përsa i përket pagës, por ajo nuk është indeksuar sipas Instatit edhe me pjesën e inflacionit, sepse sipas Instatit ne kemi 2.1%, por mendoj se inflacioni është shumë herë më i madh. Por ndryshimi i pagës duhet parë edhe në një aspekt tjetër. Kemi parë këto kohë që administrata tatimore ka nisur një fushatë edhe sa i përket pjesës së pensioneve. Do t’i marrë paratë nga pagat që do të rritën dhe do t’ua japë pensionistëve. Pra i merr me njërën dorë dhe ti jep me tjetrën.
Ne që kemi prindër, të cilët i kemi pension, na bëhet qejfi, sepse po na merr disa lek këtej, po në fund të fundit do t’i marrin prindërit në mënyrë indirekte. Pra, në njëfarë mënyre, viti 2026, deri në qershor të vitit 2026, do të kemi një vit me shumë ngjarje, që është implementimi i paqes fiskale, që është me dy fasha, ku do të falen të gjitha detyrimet përsa i përket deri në vitin 2014, çdo thotë të gjitha detyrimet ligjore. Por do të kemi edhe momentin e dytë që nga 2014 deri në vitin 2024 do të ketë dy momente, sepse do të ndahet përsa i përket detyrimeve që ato biznese kanë dhe përsa i përket pjesës së gjobave dhe kamatëvonesave. Dhe nëse ata do të paguajnë deri në mes të vitit 2026 deri në qershor 2026, do t’ju falet një pjesë e mirëfilltë deri në masën 80%, ndërsa nëse do të ketë, do ta shtyjnë me pjesë mbi qershorin, do të ketë një falje deri në 75%. Pra, në njëfarë mënyre e kushtëzon biznesin.
and then