Presidenti i La Liga hedh “shigjeta” për Realin: Janë kundër për gjithçka, komplet të ç’orientuar

Javier Tebas, Presidenti i La Ligës nuk ka hezituar të sulmojë sërish Real Madridin. Sipas Tebas, madrilenët janë kundër gjithçka-je dhe kjo i ka sjellë probleme kampionatit.

“Sipas mendimit tim, nuk është Barcelona ajo që po shkakton tensionin në këtë rast. Është Real Madridi kundër gjithçkaje, domethënë kundër Barcelonës, kundër gjyqtarëve… Kundër gjithçkaje.

Narrativa është se ajo që po ndodh sot me disa gabime të arbitrimit është faji i asaj që ndodhi në vitin 2019 ose 2017. Qëllimi është të krijohet një narrativë që gjyqtarët tani janë të anshëm. Kjo është shumë e rrezikshme sepse nuk është e vërtetë.

“Çështja Negreira- Të gjithë e dinë tashmë mendimin tim… Por të kalojmë nga kjo në të thënën se sot, kur një lojtari të Real Madridit nuk i jepet një penallti në një ndeshje, kjo është pasojë e kësaj. Kjo po krijon tension gjatë gjithë fundjavës në kanalin televiziv të Real Madridit… Mendoj se janë shumë të çorientuar”.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×