“Protesta e PD-së dje ishte sfilatë, me këtë lidership kanë zero shanse”, Sula: Berisha nuk sjell dot ndryshimin pas 35 vitesh!

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, i ftuar në emisionin “Studio24” në News24, komentoi zhvillimet e fundit politike në vend dhe protestën kombëtare të PD-së, të cilën e cilësoi si një “sfilatë”.

“Protesta dje ishte sfilatë për mendimin tim. Edhe një sfilatë ka pjesëmarrje. E quaj sfilatë sepse pritshmëritë u ngritën shumë lart; ka militantë të PD që besonin se do rrëzohej qeveria, dhe shkuan, dhe mirë bënë. Më shumë duhet të ishin, sepse protestat janë të rëndësishme. Por problemi është pse u organizua protestë. Për deklarata?” tha Sula.

Ai shtoi se ideja e një qeverie teknike është e vjetër dhe nuk ka siguri se kush do ta udhëheqte atë. “Të besosh se pas 35 vitesh do e sjellë Sali Berisha ndryshimin, nuk e sjell dot më. Nuk kam asgjë personale me Berishën, por dëgjoj çfarë thonë njerëzit: 10 njerëz, 7 thonë do votoj Ramën sepse edhe pse është e korruptuar, qeveria e Berishës ka vrarë njerëz. Unë si qytetar dua që në Shqipëri të funksionojë demokracia, të ndërrohen elitat dhe të vetëpastruar,” tha Sula.

Ish-deputeti kritikoi gjithashtu strategjinë e PD-së dhe lidershipin e Berishës, duke theksuar mungesën e bashkimit të opozitës. “Opozita e vërtetë fatkeqësisht është SPAK dhe GJKKO. PD dhe Berisha nuk mendojnë të bashkojnë gjithë vagonat e opozitës, mbajnë vetëm lokomotivën e vetë. Sa kohë PD vijon me këtë lidership, shanset janë zero,” theksoi ai.

Sula theksoi gjithashtu se opozita duhet të ofrojë një alternativë reale për qeverinë, por aktualisht nuk ka një figurë të besueshme që mund të sfidojë fuqinë dhe llogaritë e mazhorancës. “Edhe dje, mund të thuash se ka rënë qeveria, por ka rënë opozita,” përfundoi ish-deputeti.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×