Sfida e fundit e Superiores, “nëndetësja” rrezikon 2 lojtarë

Dinamo ka qenë në fazën e parë të kampionatit skuadra që ka marrë më shumë kartonë të kuq, ndërsa në fazën e dytë gjërat kanë ndryshuar shumë.

Përveç kartonëve të kuq që kanë munguar, Dinamo i ka pasur edhe shumë kartonë të verdhë me pikatore dhe deri më tani, vetëm Qefalija është ai i cili ka plotësuar numrin e kartonëve duke munguar pak ditë më parë ndaj Vorës. Ndërkohë, ndaj Partizanit janë dy lojtarë që rrezikojnë të plotësojnë numrin e kartonëve.

Gudiabi prej disa javësh është në kuotën e 3 kartonëve të verdhë, por ndaj Partizanit nuk do të jetë me skuadrën dhe me shumë gjasa do të mungojë edhe në stol. Ndërkohë, Berisha rrezikon që nëse merr të verdhë ndaj Partizanit, do të mungojë në ndeshjen e radhës në kampionat.

Sa i përket stafit, Renaldo Kalari është në kuotën e 3 kartonëve të verdhë. Protestat nga zëvendës trajneri, kanë bërë që kartonët për të të jenë të shumtë dhe mund të mungojë nëse ndëshkohet edhe një herë tjetër. I vetmi që nuk ka marrë kartonë nga stafi teknik, mbetet trajneri i portierëve Ilir Bozhiqi teksa më parë është ndëshkuar me të kuq si Ilir Daja, ashtu edhe djali i tij, Glen Daja.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×