“Shkarkimi i Ballukut do të ishte zgjidhje. Abuzimet s’po ndalen!”, juristi: Përgjimet e publikuara? Maja e ajsbergut!

Juristi Evarist Beqiri ka komentuar çështjet më pikante të ditës, që nga protesta e opozitës, por dhe skandalet me zëvendëskryeministren Belinda Balluku.

I ftuar në programin e drekës në News24, Beqiri tha se çështja Balluku i takon drejtësisë, ndërsa shtoi se zyrtarja e lartë duhet të ishte shkarkuar.

“Nuk është gjë e bukur kur sheh që ikën dikush në burg. Është masë ekstreme. Por të gjithë ata që fusin në duart e shqiptarëve, tradhtojnë të ardhmen e fëmijëve tanë dhe duhet të marrë fund. Shyqyr që erdhi kjo ditë. Të nxjerrin mësime dhe mos të përsëriten të tilla gabime. Mos të kemi të tillë zyrtarë të lartë që abuzojnë. Nuk kanë të ndalur. Janë të gjitha krahët, që vazhdojnë të mbajnë peng këtë vend. Ndaj ka mungesë shprese dhe nuk dalin në protesta, pasi dalin ‘pronarë’ të protestave. Duan të krijojnë mite, por i kanë lodhur qytetarët, i kanë rraskapitur!

Çështja Balluku është çështje me rëndësi, që SPAK po bën punën e vetë. Por i duhet lënë kohë drejtësisë. Është çështje vendimtare në aspektin e zhvillimeve, jo sa i takon vetëm punës së SPAK, por për të gjitha këto punë, është ndër më të rëndësishmet që po hetohet. Çdo ditë dalin përgjime, që janë maja e ajsbergut për mua, se ka më shumë. Janë gjëra të frikshme. Shkarkimi do të ishte zgjidhje për çështjen Balluku. Për PS nuk është gjë e lehtë.”, tha ai.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×