
7 gola dhe 1 asist në 5 ndeshje, shifra të denja për një “top-player”, me Muçin që nuk di të ndalet. Ylli kuqezi gjeti sërish rrugën e rrjetës, jo vetëm kaq, por dhuroi edhe një asist në sfidën ndaj Genclerbirligi, por për fat të keq paraqitja e tij mjaftoi për të shmangur humbjen e Trabzonspor në transfertë, një humbje 4-3 që largon ekipin nga Stambolli nga gara për titull, me Galatasary dhe Fenerbahce që shkëputen ndjeshëm.
Fillimisht, talenti kuqezi humbi një rast të pastër, i vetëm në zonë, por në minutën e 50-të dhuroi një asist për Felipe Augusto, me këtë të fundit që me kokë barazoi shifrat në 2-2. Trabzonspor nuk ishte në një mbrëmje të mirë në këtë takim, pasi brenda 9 minutash pësuan dy gola të tjerë. Për të rihapur edhe një herë ndeshjen, mendoi sërish Muçi, ku në minutën e 67-të mori përsipër ekzekutimin e një 11-metërshi.
Nga pika e bardhë, sulmuesi kuqezi u tregua i saktë duke ngushtuar shifrat në 4-3, por vetëm kaq, pa mundur të shmang këtë humbje. Me 7 gola në 5 ndeshje, Muçi lë pas yje të futbollit botëror, lojtar si Sane, Osimhen e të tjerë.
and then