
Napoli ngjitet në “qiellin e 7” nga Arabinë Saudite. Për herë të tretë në histori, blutë fituan trofeun e Superkupes së Italisë, e para me Conten. Në Riad, në finalen e madhe, Napoli nuk e diskutojë fitoren përballë Bologna-s duke u imponuar me lojë dhe rezultat. Conte i falet një super Neres, me brazilianin që realizoi “dopietën” e golave në suksesin 2-0. Ky ishte goli i tretë i Neres në Superkupë, pasi më herët i kishte shënuar edhe Milan në gjysmëfinale.
Pas një loje të fortë, të luftuar për çdo top, Neres realizoi një super gol në minutën e 39-të ku me një goditje plot klas nga distanca tundi rrjetën. Në fraksionin e dytë, në minutën e 57-të, Neres përfitoi nga një gafë e Bologna-s në mbrojtje dhe me një parabël të ëmbël kaloi edhe portierin duke dyfishuar shifrat. Bologna u përpoq të rikthehej në lojë, por Napoli nuk lëshoi asgjë, administroi me kujdes pjesën e mbetur të kësaj finaleje duke bërë që në fund të festonin me trofeun në duar.
Nga presidenti De Laurentiis te Conte, të gjithë në radhët e bluve festuan për këtë trofe, i dyti radhazi pas triumfit në Serie A. Suksesi i Napolit në finale, mori faqet e para të mediave italiane:
“Napoli padron, Superkupa pas titullit”, shkruan La Gazzetta dello Sport në faqen e parë. Për Conten ky ishte titulli i 10-të në karrierë: “I duhen bërë komplimente djemve, zhvilluan një turne të shkëlqyer. Trofeu im i 10-të? E thashë është në fillim, në futboll kujtohen vetëm fituesit. Në gjysmëfinale kaluan Milan, edhe aq mund të mjaftonte për ta konsideruar një turne pozitiv, por në fund rendësi kishte vetëm trofeu. Në karrierën time kam humbur shumë finale, kanë qenë momente të vështira, për këtë arsye kërkonim me çdo kusht të fitonim, për të mos përjetuar sërish ato ndjesi të dhimbshme”, u shpreh Conte pas finales.
and then