“Armand Frangu fitoi tenderin për përmirësimin e Inteligjencës Artificiale”, Berisha: ‘ChatGPT’-ja e Edi Ramës kushtoi 75 mln euro!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar sërish qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama për korrupsion dhe abuzim me fondet publike, duke u ndalur te ajo që e cilësoi si rasti më i fundit dhe më flagrant i aferave shtetërore.

Sipas Berishës, baxhanaku i kryeministrit, Armand Frangu, ka fituar një tender me vlerë 75 milionë euro për përmirësimin e inteligjencës artificiale, një veprim që ai e quajti hapur kriminal. “Vetëm akti i fundit, baxhanaku i Ramës, Armand Frangu, fiton tenderin për përmirësimin e AI me 75 milionë euro. A ka gjë më kriminale se kjo?”, u shpreh Berisha.

Ai ngriti pikëpyetje mbi ekzistencën reale dhe funksionimin e inteligjencës artificiale në Shqipëri, duke theksuar se teknologjia AI sot është e aksesueshme gjerësisht dhe e pranishme në çdo kompjuter, përmes platformave si ChatGPT apo DeepSeek. Sipas tij, Shqipëria nuk ka ndërtuar asnjë sistem real AI që të justifikojë një shpenzim kaq të madh.

Berisha solli në vëmendje edhe krahasime financiare, duke theksuar se DeepSeek, të cilën e cilësoi si “ChatGPT kineze”, ka kushtuar rreth 6 milionë dollarë, ndërsa ajo që ai e quajti “ChatGPT e Edi Ramës” kushton 75 milionë euro. “Si vjedhin në këtë mënyrë?!”, u shpreh ai, duke akuzuar qeverinë për shpërdorim masiv të parave të taksapaguesve.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×