“Dosjet e Portit të Durrësit dhe Porto Romanos do të tregojnë lidhjet e krimit me pushtetin”, gazetarja: Fatmirësisht në SPAK ka prokurorë që nuk kanë frikë

Dosja e radhës që pritet të trondisë opinionin publik, do të jetë Porti i Durrësit dhe Porti i Porto Romanos, dy pikat strategjike që do t’i shërbenin grupeve kriminale për kalimin e drogës.

Kështu deklaroi në “Oponencë”, moderatorja e emisionit, gazetarja Anduena Llabani e cila tha se ka dyshime që do të fitoheshin nga kartelet e krijuara nga shqiptarët në bashkëpunim me kartelet e njohura të Meksikës.

“Një deep state tjetër mendohet të jenë projektet e Portit të Durrësit dhe Porti i Porto Romanos”, u shpreh ajo.

Më tej, Llabani tha se është një trupë e caktuar për mbrojtjen fizike të prokurorëve të SPAK.

“E gjithë godina e SPAK është e monitoruar dhe e kontrolluar, që nga zarfet dhe deri tek makinat që parkohen aty deri tek perimetri. Ka disa prokurorë aty që nuk kanë frikë”, tha Llabani.

 



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×