
Pedagogu Rezart Prifti, i ftuar në “Oponencë”, u shpreh se nuk i beson protestave të organizuara nga partitë politike, përfshi dhe protestat e partive të reja opozitare.
Sipas tij, në Shqipëri nuk e bën ndryshimin masa, populli, por 20 të çmendur. I pyetur nëse Adriatik Lapaj është i tillë, pedagogu u përgjigj prerë se nuk e sheh të tillë.
Ai tregoi një episod nga koha kur themeloi një parti të re liberale me emrin “Alternativa” dhe pa që me këtë lëvizje nuk mund të arrinte drejt synimeve të tij.
“Nuk do të merrja pjesë më në protestë dhe as nuk do të thirrja vetë. E provova vetë në 2019-2020 ku ngrita një parti liberale “Alternativa”.
Problemi ishte që ky sistem nuk më lejonte të mblidhja ujë të pastër.
Për të bërë një parti politike, të duhen 20 të cmendur që të bëjnë ndryshimin.
Adriatik Lapaj nuk është i cmendur, ai nuk po reziston, po rezistoj unë që po rris fëmijët e po bëj 4 punë, jo ai që rri me karrige dhe po bën një punë që i kanë thënë.
Turma nuk ka logjikë, populli nuk e bën ndryshimin”, tha pedagogu Rezart Prifti.
and then