Fluks i shtuar në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës në vigjilje të Krishtlindjeve, pala shqiptare punon me tre sportele

Në vigjilje të Krishtlindjeve është shënuar një fluks i shtuar në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës. Sipas informacioneve nga autoritetet doganore, fluksi është kryesisht në hyrje të territorit shqiptar, pasi shumë shtetas shqiptarë po kthehen në atdhe për të festuar Krishtlindjen dhe Vitin e Ri pranë familjarëve të tyre.

Aktualisht po punohet me tre sportele në hyrje dhe dy sportele në dalje, ndërsa janë në funksion edhe dy sportele të posaçme për autobusët. Sipas të dhënave zyrtare, ka nisur edhe regjistrimi me procedurë të përshpejtuar për mjetet me targa greke.

Pavarësisht fluksit të mjeteve, situata po menaxhohet nga Policia Kufitare me qëllim shmangien e radhëve të gjata dhe reduktimin e kohës së pritjes për udhëtarët.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×