Përplasi për vdekje kalimtarin me motor, arrestohet punonjësi i policisë

vihet në pranga nga AMP një inspektor me detyrë Patrullë e Përgjithshme pranë DVP Tiranë, i dyshuar për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:30 në bulevardin “Bajram Curri”, ku gjatë drejtimit të motomjetit, punonjësi i policisë ka përplasur kalimtarin P. F., 65 vjeç. I moshuari u dërgua me urgjencë në spitalin “Shefqet Ndroqi” në gjendje të rëndë, por ndërroi jetë rreth orës 21:00 si pasojë e plagëve të marra.

Si pasojë e aksidentit, i dëmtuar ka mbetur edhe vetë punonjësi i policisë.

Njoftimi i AMP-së:

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Tiranë) ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë Inspektor M. K., me detyrë Patrullë e Përgjithshme pranë DVP Tiranë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor” parashikuar në nenin 299/3 të Kodit Penal.

Arrestimi i tij u krye pasi ditën e sotme rreth orës 17:30, gjatë drejtimit të motomjetit në bulevardin “Bajram Curri” ka aksidentuar shtetasin P. F., 65 vjeç, i cili është dërguar menjëherë në spitalin “Shefqet Ndroqi” në gjendje të rëndë dhe si pasojë e dëmtimeve ka ndërruar jetë rreth orës 21:00. I dëmtuar ka mbetur gjithashtu edhe punonjësi i policisë.

Materialet proceduriale u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

AMP mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të strukturave, duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 9090, ose duke dërguar Email në adresën [email protected].

Për ankesa me Whatsapp 0694151511
Ose shkarkoni në Play Store dhe App Store aplikacionin “Agjencia Digjitale”.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×