
Dëshira Mena, drejtore ekzekutive e Unionit të Inxhinierëve në një intervistë në “News24” foli për debatet që janë ngritur për ndryshimet e Kodit të ri Penal. Ajo nënvizoi se kjo situatë i gjeti të papërgatitur.
Gjithashtu gjatë intervistës, tha se me një shkresë drejtuar Ministrisë së Drejtësisë, ka shpjeguar se Kodi, nuk është një formulim i bërë nga juristët por nga grupe interesi.
“Nga reagimet e shumta që ka pasur, koha e konsultimeve nuk u mbyll menjëherë. Por është zgjatur deri në fund të këtij viti dhe kjo na dha mundësi që të reagojmë dhe të shprehemi përmes konsultimeve. Ky kod i ri penal, ne duam që të jetë i drejtë në vlerësimin e tij dhe t’i japë peshën e duhur. Nëse nuk bëjmë një zbërthim të detajuar do mbetemi në perceptime të gabuara. Që në krye të herë për ndërtimet e paligjshme kodi i ri penal përcakton se kush janë ndërtimet e paligjshme. Për të marrë një leje ndërtimi të paligjshme i vetmi person i interesuar të kryejë akte të tilla është përfituesi, ai që hedh paratë për të bërë një ndërtim të paligjshëm. Kodi duhet të jetë i drejtë, fajin ta paguajë ai që e bën dhe jo të devijohet tek anekset e tjera. Kur një investitorë dhe bën një ndërtim të paligjshëm kontrakton njerëz për punë të ndaluar. “Kodi Penal është kodi i së drejtës dhe gjithsecili të mbajë përgjegjësi aq sa i takon. Të mos favorizohen më të fuqishmit dhe të ndëshkohen më të dobëtit. Për ne ka rëndësi që fryma e të diskutuarit të zhvendoset te autori i vërtetë. Ne kemi marrë ftesë nga sekretariati i Kodit Penal. Kemi qenë pjesë e konsultimeve publike dhe presim që faza e momentit është që po mbledhim informacion dhe po mbledhim edhe firma nga inxhinierë…Bashkangjitur dokumentacionit do të jenë edhe firmat. Ky është një formulim i bërë nga grupet e interesit dhe jo juristët, ndaj duhet të diskutohet”, shtoi ajo.
and then