
Endrit Shabani, i ftuar në studion e News24, ka folur pas emërimit të tij si Avokat i Popullit, duke komentuar dinamikat që shoqëruan zgjedhjen e tij në këtë post.
“Nuk e kam trazuar unë politikën, ata kanë qenë të trazuar dhe në raste të tilla përdoret një person si kauzë. Nuk besoj se Avokati i Popullit është aq i rëndësishëm për partitë sa të përdoret rasti im si zhurmë”, tha Shabani.
Ai shtoi se garimi i tij ka qenë me firmat e PD-së dhe aktorëve të tjerë opozitarë, ndërsa u votua nga PS dhe disa parti të tjera të vogla, përfshirë PSD, PAA dhe disa të tjera. “Unë kam garuar me firmat e PD dhe aktorëve të tjerë opozitarë, që firmosën për kandidimin tim, dhe u votova nga PS dhe parti të tjera të vogla. Nuk di kush më ka votuar pro dhe kundër, por qartazi PS ka votuar pro në bllok për mua”, deklaroi ai.
Shabani theksoi gjithashtu se kandidatura e tij ka pasur mbështetje të gjerë: “Unë jam propozuar nga PD dhe parti të tjera të vogla, 35 deputetë. Kandidaturë më konsensuale zor se gjen”.
and then