
Në një intervistë në emisionin “Kjo Javë” në News24, kreu i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu, u shpreh se opozita është në gjendjen e saj më të vështirë.
Ai ironizoi PD dhe kreun e saj Sali Berisha duke thënë se nuk preferon as t’i thotë emrin, por sipas tij vazhdon po me të njëjtën ‘refren’ duke thënë se zgjedhjet janë vjedhur.
Ndërsa për lëvizjen e Ervin Salianjit, apo protestat nga partitë e tjera, Ndreu u shpreh se qëllimi i vetëm i tyre është të bëhen protagonistë.
“Janë që kush të bëhet protagonist. Të gjithë duan të marrin flamurin e protagonizmit. Nuk mendoj se aktorët që janë në fushë janë të besueshëm. Struktura më e fortë e opozitës që quhet PD është në një degradim të madh dhe nuk ushqen dot. Vetëm disa militantë po i ushqen”, tha ai.
Më tej gjatë intervistës, tha se për çështjen e Belinda Ballukut është mirë që të pritet fjala e Gjykatës dhe se nuk ka aspak arsye që qeveria të bjerë.
“Ne i kemi numrat jemi mandatuar. Ku ka ndodhur në botë që të bie një ministër dhe shkojmë në zgjedhje? Bie kryeministri dhe nuk shkohet në zgjedhje. Akoma pa marrë vendimin e Gjykatës, këtu thuhet bie qeveria, nuk shkon kjo. Nëse piqen kushtet ne mund të themi që do dalim para opinionit publik dhe do testohemi prapë. Opozita apo zotëria që s’desha me ja përmend emrin është e njëjta kasetë që e ka future aty dhe thotë që kemi vjedhje të zgjedhjeve. Të mos tregojnë histori koti sepse Shqipëria është aq e vogël dhe ne e dimë se si sillen njerëzit”, tha ai.
and then