Ankesa e Veliajt për ekzaminimet në spital, raporti i Avokatit të Popullit: Nuk është respektuar dinjiteti njerëzor dhe i privatësisë

Avokati i Popullit ka kryer një inspektim për shoqërimin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në ambientet e një klinike private në Durrës më 17 korrik.

Në raportin pas ankesës së bërë nga vetë Veliaj, Avokati i Popullit thekson se nuk është respektuar dinjiteti njerëzor dhe i privatësisë.

Vetë Veliaj theksonte se gjatë kryerjes së klizmë/kolonoskopi, ka qenë të pranishëm në të njëjtën dhomë dhe ekztaminimit, punonjësit e policisë së burgjeve. Mjeku në shpjegimet që i ka dhënë Avokatit të Popullit thotë se Veliaj ka shprehur shqetësimin për praninë e punonjësve të policisë brenda dhomës ku do të kryhej ekzaminimi.

Në raportin e siguruar nga News 24, thuhet midis të tjerash se mjeku u ka kërkuar kërkuar punonjësve të policisë që të presin jashtë dhomës deri në përfundim të ekzaminimit, por ata nuk kanë plotësuar kërkesën, me pretendimin e rregullores së sigurisë. “Në rastin konkret, gjatë kryerjes së ekzaminimeve dhe konsultave, prezent me të paraburgosurin ka qëndruar 1 punonjës policie”, thekson raporti. Raporti i Avokatit të Popullit thekson se ekzaminimet mjekësore duhet të kryhen me respekt të plotë të privatësisë së personit. “Prania e stafit të sigurisë gjatë ekzaminimit apo konsultave, duhet të lejohet vetëm kur plotësohen dy kushte:  E kërkon shprehimisht mjeku për arsye të sigurisë së tij; – Stafi multidisiplinar i IEVP-së ka vlerësuar  për shkak të rrezikshmërisë që paraqet i burgosuri”, thuhet më tej.

Në fund të raportit, institucioni i Avokatit të Popullit rekomandon ndryshimin e Urdhrit të Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve Nr.651, datë 21.01.2019 “Për miratimin e procedurës së transportimit dhe shoqërimit të të burgosurve”, me qëllim marrjen e masave të sigurisë nga ana e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, në rastin kur të burgosurit kryejnë ekzaminime/konsulta mjekësore jashtë ambienteve të burgut.

Avokati i Popullit kërkon që vlerësimi i riskut të kryhet në varësi të formularit të plotësuar nga IEVP-të, duke përmbushur standardet kombëtare dhe ndërkombëtare, për respektimin e dinjitetit njerëzor, të drejtës për jetë private, si dhe parimit të konfidencialitetit mjekësor.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×