“Dashuria e Zotit është pakusht për të gjithë”/ Imzot Arjan Dodaj: Mesazhi i Krishtlindjes i veçantë, manifestohet me prani. Të rikuperojmë mbështetjen ndaj familjes!

Krishtlindja është një nga kremtimet më të rëndësishme për miliona besimtarë në të gjithë botën, të cilët kanë Jezu Krishtin në qendër të besimit të tyre fetar.

Në një intervistë në emisionin “Kjo Javë” në News24” me moderatoren Nisida Tufa, Imzot Arjan Dodaj, foli për rëndësinë e festës së Krishtlindjeve, mesazhin kryeson që përcjell Krishtlindja.

Ai u shpreh se kjo ditë shërben si një pajtim shoqëror me paqe e falje , ndërsa theksoi se shoqërua shqiptare duhet të kuptojë se ka nevojë të kuptojë rëndësinë e faljes.

“Mesazhet kanë forma të ndryshme, mesazhi i veçantë i Krishtlindjes është që manifestohet me prani, është prania e Zotit. Jeta është një tranzicion nuk është statusi definitiv i njeriut. Unë mendoj që prospektiva e krishterë është të shohim dritën të shohim ku është zgjidhje. Ne kemi dalë nga komunizmi plot bunkerë, por s’kemi dalë nga bunkeri i mentalitetit, kemi nevojë të zbulojmë njeriun që na përcjell Krishti. Krishtlindje është dëftimi i njeriut me Zotin. Gjatë verës ne shohim që shumë njerëz shkojnë në plazh dhe vijnë edhe turistë. Por efektin e diellit e kanë edhe ata që nuk shkojnë në plazh. Dashuria e Zotit është pakusht për të gjithë. Zoti na fiton me dashuri”, tha ai.

Gjithashtu gjatë intervistës, Imazot Arjan Dodaj ndau edhe disa përvoja nga fëmijëria, ku u shpreh se ka pasur një përkushtim më të madh dhe harmoni.

“Ne kishim hirin të jetonin më gjyshërit, gjyshet tona. Shenjat ishin veçanërisht një harmoni, përkujdesje, një përkushtim i madh ndaj nesh. Në kohën e komunizmit gjatë kohës së festive për gjyshërit e prindërit tanë Krishtlindja ishim ne. Pra unë mendoj që duhet të jetë sërish dhe të rikuperojmë raportet sociale”, tha ai.

Më tej u shpreh se është shumë e rëndësishme që të rikuperohet sa më shumë mbështetja ndaj familjes.

“Ne kemi faza të ndryshme, e thotë vetë Shën Pali. Kur ishim fëmijë i jetonim festat për veta, por tani që jemi të rritur, Krishtlindja nuk është më për ty. Është e bukur kur të tjerët festojnë bukur. Përkufizimi i Krishtlindjes është dhurata pasi Zoti dhuron birin e vet. Shumë familje e veshin pemën me dhurata të ndryshme sepse Zoti na është dhuruar ne dhe ne i dhurohemi të tjerëve. Ne jemi të thirru të bëhemi dhuratë. Ne sot dhe fëmijët e baballarët tanë, nënat tona nuk kanë nevojë për dhurata, por për prani. Pra duhet të rikuperojmë sa më shumë mbështetjen ndaj familjes. Të mos privojmë njerëzit ndaj njëri tjetrit”, tha ai duke shtuar: “Ajo që po ndodh në Shqipëri është nuk ka politikë, por ideologjizma dhe të gjithë fatkeqësisht shpesh humbin arsyen, humbet arsyeja për të dialoguar dhe për të pasur paqe”.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×