Real Madrid pas Bruno Fernandes, operacioni mund  të kushtojë 60 milionë euro

Real Madridi është futur së fundmi në garë për kapitenin e Manchester United, Bruno Fernandes. Mediat shkruajnë se gjigantët spanjollë po vlerësojnë seriozisht një lëvizje të mundshme për të afruar në Madrid, futbollistin portugez.

Jo vetëm kaq, pasi mesfushorin ka interes edhte nga klube të Arabisë Saudite dhe Major League Soccer. Megjithatë, vëmendja tani është e zhvendosur përsëri në Evropë, me Real Madridin që thuhet se po e monitoron situatën nga afër.

Operacioni mund të kryhet për një tarifë rreth 60 milionë euro, një shifër që konsiderohet shumë brenda mundësive financiare të Real Madridit.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×