VIDEO/ Aksidenti tragjik në aksin Levan-Tepelenë, 20-vjeçari humbi jetën. Pamjet nga vendngjarja

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Levan-Tepelenë, në kryqëzimin e Cakranit. Dy automjete tip “ Benz” dhe “ Peugeot” janë përplasur me njëra – tjetrën dhe për pasojë ka humbur jetën në vendngjarje një 20-vjeçar i identifikuar me inicialet O. M..

Burimet nga vendngjarja bëjnë me dije se viktima i ka prerë rrugën automjetit tip “ Benz” i cili po udhëtonte nga Poçemi në drejtim të Levanit, teksa 20-vjeçari po dilte në autostradë nga Cakrani.

Siç shihet edhe nga pamjet përplasja ka qenë e fortë, ndërsa policia ndodhet në zonë dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

 



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×