Dosja e AKSHI-t dhe afera “Balluku”/ Koçi: Me faktet që dolën protesta e opozitës nuk justifikoi momentin e zbulimit. PD, jo e besueshme

“Opozita nuk është më e besueshme”, kështu u shpreh Petro Koçi në një intervistë në emisionin “Kjo Javë” në News24, me moderatoren Nisida Tufa.

Gjatë intervistës, ai theksoi se me gjithë zhvillimet dhe faktet që i janë paraqitur publikut për çështje të ndryshme si edhe për rastin e Ballukut, opozita duhet të ishte më e organizuar. Por kjo sipas tij vjen për faktin se ka humbur besimin te publiku…

“Ishte një protestë pak më e organizuar se herët e tjera. Por nëse do ishte një opozitë e besueshme në momentin që publiku që tani kanë ardhur këto fakte që edhe janë keqpërdorur…Dalin opinionistë opozitar dhe thonë 300 apartamente…nuk bëhet fjalë për 300 sigurisht bëhet fjalë për ca apartamentet, por kjo fryerja është shifër për të ndezur publikun. Por dua të them që kur i hedh publikut këto fakte qoftë të fryra protesta do ishte e jashtëzankonshme, por nuk justifikoi momentin e zbulimit të këtyre fakteve. Unë e thashë që këto janë fakte që e tronditin publikun dhe ndaj ata i përdorin më shumë faktet dhe  i fryjnë sepse duan që ndikimi në publik të jetë me reagues”, tha ai.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×