Milan ëndërron Vlahovic, Tare e kërkon falas, takohet me agjentin e serbit

Igli Tare i dhurojë Allegri-t një “pykë” të re për fazën sulmuese, Niclas Fullkrug, por “bomberi” gjerman shihet si një zgjedhje emergjence, pasi goditjen e vërtetë Tare e ka planifikuar për në verë, në fund të sezonit.

Sipas mediave italiane, goditja e madhe quhet Dusan Vlahovic. Prej kohësh, Tare po punon për këtë objektiv, po përpiqet të bind Vlahovic që të mos rinovojë kontratën e tij me Juventus, në mënyrë që të largohet falas nga Torino. Javën e shkuar agjenti i Vlahovic, Darko Ristic, është takuar me Igli Taren pikërisht për të diskutuar mbi mundësinë për t’u transferuar në Milano në fund të këtij sezoni.

Vlahovic
Vlahovic

Vlahovic mendohet se ka dhënë pëlqimin e tij për një transferim në radhët e “djallit” pasi do të kishte mundësi të punonte sërish me Allegrin, një trajner që arriti t’i marrë më të mirën gjatë kohës kur të dy punon te Juventus.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×