
Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi, i ftuar në studion e emisionit “Kjo Javë” në News24, ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend, duke u ndalur te rasti i zv/kryeministres Belinda Balluku, e cila është e pandehur nga SPAK, ndërsa Prokuroria e Posaçme ka kërkuar nga Kuvendi lejen për vendosjen e një mase sigurie ndaj saj.
Koçi u shpreh se beson dhe shpreson që Parlamenti do të votojë pro kërkesës së SPAK, duke theksuar se Kuvendi ka përgjegjësinë kushtetuese për të dhënë lejen për arrest apo për çdo masë sigurie që mund të vendoset ndaj një zyrtareje të nivelit të lartë.
“Unë besoj dhe shpresoj se Parlamenti do e votojë pro kërkesën e SPAK për lejen që duhet të japë Kuvendi për një arrest apo masë sigurie, që mund të jetë edhe arrest shtëpiak për zonjën Balluku,” deklaroi Koçi.
Sipas ish-deputetit socialist, procesi duhet të ndjekë normalisht rrugën ligjore, pa ndërhyrje politike dhe në përputhje me standardet e reformës në drejtësi. Ai vlerësoi gjithashtu se masa e pezullimit e vendosur nga SPAK ndaj Ballukut duhet parë si një rrethanë lehtësuese dhe jo si një mbingarkesë apo dënim i parakohshëm.
“Kam gjykimin tim se pezullimi i dhënë nga SPAK për Ballukun ka qenë një gjë lehtësuese në raport me rastin dhe jo një mbingarkesë,” u shpreh Koçi.
and then