Skandali “Balluku”/ “Duhet të dorëhiqej”, Ledio Braho: A i intereson PS-së të bëjë një “luftë” të hapur me Prokurorinë e Posaçme dhe gjykatat? Hije dyshimi për…

I ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24 me moderatoren Nisida Tufa, avokati Ledio Braho tha se me skandalin në të cilën është përfshirë zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, duhet të kishte dhënë dorëheqjen.

Më tej ai shtoi se kryeministri Rama me afera të tillë dhe korrupsionin që ka ndodhur, nuk mund të bëjë rolin e personit sikur nuk ka dijeni, pasi ka ngjarje ku janë përfshir një zinxhir i gjatë i administratës.

“Nëse ka një standard të dyfishtë ai është i mazhorancës. Sot kemi të njëjtin kryeministër që është alarmuar nga statistikat që jepen për masën arrest në burg në Shqipëri. Ishte një frymë që iu fut gjyqësorit nga akuzat që i bëheshin nga qeveria. Masa e pezullimit të zv/kryeministres nuk cënojnë shtetin e së drejtës dhe afera të tilla që janë të rënda korrupsioni do të duhet të kishte një dorëheqjen. Dhe duhet të hetohen dhe gjykohen si qytetarë të thjeshtë të Republikës së Shqipërisë. Akuzat nuk janë vetëm persona por përfshin një zinxhir të gjatë të administratës. Por përgjigja është edhe politike e mazhorancës dhe kryeministrit. Nuk mundesh që pas kaq shumë rastesh të bësh rolin e personit që nuk ka dijeni. Që çështja do kalonte për gjykim nuk ishte një gjë e papritur. Në rastin e kërkesë së zotit Rama në cilësinë e kryeministrit, është bërë me idenë që ka një cënim të pushteteve. Sipas tij, pezullimi i zv/kryeministres dhe një ministre cënon të drejtën e tij për të propozuar ministra dhe për të vijuar punë. Këtë çështje do e gjykojë më 22 janar”, tha ai.

Ai shpjegoi se Gjykata Kushtetuese duhet ta rrëzojë kërkesën, pasi nuk ka ndërhyrje në kompetencat e kryeministrit. Ndërsa sa i përket imunitetit, ai tha se është një “llogari që duhet ta bëjë mazhoranca, nëse i intereson një luftë kaq e hapur sot me Prokurorinë e Posaçme dhe gjykatat.

“E papritur ishte pezullimi i vendimmarrja së Gjykatës së Posaçme të shkallës së parë. Mendoj që ishte vendimmarrje e nxituar. Është një kohë e gjatë që një person për të cilin është kërkuar masa e sigurimit që të mos intimidojë dëshmitarë, në momentin që e lë në detyrë me vendim të Gjykatës Kushtetuese, pa pritur vendimin e gjykatës së posaçme të apelit, mendoj që është ndërhyrje jo proporcionale që GJK ka bërë në këtë rast. Ajo që më shqetëson është fakti që Gjykata Kushtetuese nuk e ka argumentuar vendimmarrjen e saj për pezullimin. Kjo hedh hije dyshimi…Por mbetet për t’u parë. Pasi nuk dimë nëse Kuvendi do marrë vendim deri më 22 janar, do marrë vendim Kuvendi lidhur me imunitetin e saj apo Gjykata Kushtetuese”, shtoi ai.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×