“Agasi ishte zv/kryeministër në hije”, Berisha: Vera e konfiskuar është e Edi Ramës, e morën dhe e çuan në Lundër!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një takimi me demokratët në Korçë, e quajti Ergys Agasin “kryeministri hije” i mazhorancës aktuale, duke theksuar se ditët e tij në pushtet janë të numëruara.

Berisha hodhi akuza të ashpra edhe ndaj kryeministrit Edi Rama duke u shprehur se vera e gjetur me vlerë disa miliona euro në shtëpinë e Agasit, në të vërtetë i përket kreu të qeverisë.

Sipas tij vera, e cila më pas u zhduk, është marë dhe dërguar në Lundër, çka Berisha e konsideroi si provokim ndaj qytetarëve.

“Tani, urdhëroni standardin e hajdutëve. Ju keni vjedhur, jam kryeministër, ju kam vjedhur, do t’ju vjedh. Absolutisht do të përmbysim. Siç kemi përmbysur shtatoren e Enver Hoxhës, do përmbysesh Edi Rama. Këta, miq, kanë kaluar në akte nga më të pandodhshmet në Europë, përveçse në diktaturat e dikurshme të Afrikës.

Ju më keni dëgjuar mua, sa herë kam lakuar emrin e Ergys Agasit. E çfarë del tani? Ai ishte zëvendëskryeministër në hije. Ishte zv/kryeministër në hije. Pse? Sepse atë përdorte Edi Rama për shumicën e krimeve të tij.

AKSHI, ajo E-Albania, futet këshilltari, koordinatori i bandave me 15-vjeçar, me 1000 euro regjistron biznesin e EA Solution. Me 15-vjeçar, në arkën e tij, në kontot e, në konton e tij 232 milionë euro, pa asnjë shpenzim përveç rrogave të dy vetëve në sipërmarrje.

232 milionë euro, pa importuar asnjë majë lapsi, pa shpenzuar as dhe një fletë format, vetëm duke paguar dy vetë në sipërmarrje dhe paratë tuaja, paratë tuaja nga kopshti privat i Edi Ramës, në kontot e tij. Dhe kjo është vetëm njëra anë.

Rrëmbime, pengmarrje, zhdukje njerëzish, që të gjitha, ju konfiskuan verën e Edi Ramës. Është e Edi Ramës ajo. E mori, mirë e bukur, nga shtëpia ku u konfiskua, nga magazina, nga që qilari, ku u konfiskua, e çoi në, është i filmuar, janë filmuar makinat që shkojnë drejt Lundrës sipër.

Pra, a ka provokim më të madh ndaj nesh se ky? Jo, nuk ka.

Ky është një provokim i jashtëzakonshëm. Dhe ne tani jemi në këmbë, jemi më të vendosur se kurrë”, tha Berisha.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×