
Gjatë takimit të zhvilluar me demokratët në Korçë, një prej qytetarëve në takim i është drejtuar kreut të PD, Sali Berisha, duke ngritur disa shqetësime.
Sipas tij jo gjithmonë partia duhet t’i thurë laved vetes, por edhe të thotë të vërtetat duke mos kërkuar çdo defekt vetëm te kundërshtari.
Ai u shpreh se PD ka edhe problemet e saj dhe se brenda partisë ka pasur “shitje”, ndërsa kërkoi që në analizën e brendshme të përmenden edhe emra.
“Jo gjithmonë duhet t’i thurim lavde vetes, duhet t’i themi ato që kemi. Jo ccdo gjë duhet ta kërkojmë te kundërshtari, kemi edhe problemet tona. Edhe jemi shitur ne. Mbase në analiza do t’i themi edhe me emra. Kjo ishte një këshillë, unë kam respekt për ju”, u shpreh ai.
Nga ana tjetër, Berisha pranoi se ka ndodhur që persona brenda partisë kanë vendosur interesat e tyre para idealeve të opozitës dhe se ajo që qytetari kishte konstatuar ka ndodhur gjatë zgjedhjeve të fundit.
Berisha theksoi se analiza do të bëhet dhe se ata që kanë shkelmuar besimin e qytetarëve do të veçohen, pasi sipas tij kanë kaluar vijat e kuqe.
“Kjo parti nuk na ka borxh ne, ne I kemi borxh kësaj. Janë ndodhin që vendosin interesin e tyre mbi idealet për të cilat ne luftojmë. Dhe ajo që thatë, ka ndodhur në zgjedhje. Nuk është se nuk ka ndodhur dhe ne analizën do e bëjmë dhe ata që kanë shkelmuar besimin e qytetarëve pa diskutim që do veçohen, kanë tejkaluar vijat e kuqe. I kemi ca, ne jemi demokratë, ja themi njëri tjetrit të gjitha gjërat, por ama nëse unë në betejë bëj punën e atij tjetrit, jo, do shkosh te ai tjetri dhe ne nuk humbasim gjë nga kjo”, tha kreu i PD.
and then