“Akuzë e hatashme!”/ Skandali me tenderat e AKSHI, Rama merr në mbrojtje Mirlinda Karçanaj: Udhëhoqi tranformimin digjital të qeverisë! 700 tenxheret e çorbës politike…

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në Podkastin FLASIM lidhur me hetimin e SPAK mbi tenderat e dhëna nga Agjencia e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) dhe skandalin e fundit që lidhet me këtë institucion.

Rama theksoi se AKSHI po përballet me një hetim nga SPAK për përdorimin e fondeve, duke vënë në qendër Mirlinda Karçanain, e cila udhëhoqi realizimin e vizionit qeverisës për transformimin digjital të shtetit me përkushtim dhe dijeni për 12 vite. Kryeministri nënvizoi se Karçanai ndodhet aktualisht nën një masë sigurie për një akuzë të rëndë, por theksoi se e vërteta mund të dalë vetëm nga drejtësia dhe jo nga “700 tenxheret e çorbës politike dhe mediatike”.

“AKSHI përballet sot me një hetim nga SPAK për përdorimin e fondeve dhe Mirlinda Karçanai që udhëhoqi jëtësimin e vizionit tonë qeverisës transfomimin digjital të qeverisë me dije me vullnet e përkushtim të përditshëm për 12 vite, gjendet nën një masë sigurie me një akuzë të hatashme për të cilën duhet pritur me durim vetëm nga drejtësia jo nga 700 tenxheret e çorbës politike dhe mediatike, që të dalë e vërteta e saj. Por e di që falë saj dhe Skuadrës së AKSHI, Shqipëria ka bërë një kapërcim të madh”, tha ai.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×