Albin Kurti fiton zgjedhjet/ Lapaj: Urime Kosovë! Ka lezet demokracia. Në Shqipëri hajdutët e lanë atdheun të mjeruar

Kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj ka reaguar pas rezultateve paraprake të zgjedhjeve në Kosovë.

Lëvizja Vetëvendosje dhe kryeministri Albin Kurti po shkojnë drejt fitores, me 49, 74 % ose 424, 874 vota.

Në reagimin e tij Lapaj ka uruar Kosovën për procesin demokratik.

“Urime Kosovë! U ka lezet demokracia! Turp e faqe zezë që në Shqipëri ende vidhet e deformohet vota. Hajdutët e lanë atdheun të mjeruar”, shkruan Lapaj në postimin e tij në Facebook.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×