“Belinda 50 mln euro me vetëm një tender, Agasi 700 mln…”/ Ted Kopliku: “Balluku” dhe “AKSHI” dy megaskandalet e kësaj qeverie!

Ish-kandidati i PD për deputet, Ted Kopliku ishte sot në një lidhje online në “News24 Fundjavë” me Megi Latifin, ku ka diskutuar mbi aktualitetin politik në vend, gjendjen brenda opozitës dhe skandalet e një pas njëshme me të cilat po përballet qeveria.

Ai u shpreh se dy nga skandalet më të ëmdha janë “Balluku” dhe “AKSHI” që nxorën në pah “lojën” që bëhet me tenderat dhe mënyrën se si trajtohen taksat e shqiptarëve.

Sipas tij, hetimet në lidhje me zëvendës kryeministren Belinda Balluku, e cila me vetëm një tender fito 50 mln euro, të çojnë në “paradhomën” e kryeministrit Edi Rama.

“Balluku dhe AKSHI dy skandale që PDi ka denoncuar shumë më herët se të hetoheshin nga PSAK. Skandalet nuk janë produktet i investigimit mediatik, por dosje të çuar nga opozita pranë drejtësisë.
Nuk është vetëm detyrë e opozitës shqiptare reagimi. Kemi pasur 4 protesta të thirrura nga 4 forca politike opozitare, shoqëria duhet të reagonte pa thirrjen e politikës. Intelektualët, janë 10 mijë vetëm në fushën e arsimit, pse kjo kategori ka heshtur? Më intereson më shumë beteja e intelektualëve se sa e opozitës.
Nuk mund të ketë zgjedhje me një qeveri ku vendimet merren nga faktorë të krimit, tenderat rriten me 50 mln si në rastin e Ballukut, Agasi ndërronte tendering nga 2 dhe 3 mln. Shqipëria s’mund të ketë zgjedhje të lira pa një qeveri teknike.
Propaganda është një nga shtyllat kryesore që mban në këmbë këtë regjim. Devijimi i vëmendjes në ngjarje e elementë që nuk kanë ndikim në jetën e qytetarëve, kur megaskandalet janë Balluku dhe AKSHI.
Balluku ministre e zgjedhur, që me një tender fiton 50 mln. Është njeriu më i besuar i Ramës dhe hetimi ndaj saj të çon në paradhomën e kryeministrit. Edhe ratsi I AKSHI, nuk bëhet fjalë për 700 mln euro menaxhim të Argys Agasit, ai vendoste drejtorët dhe fituesit e tenderave. Ky është rrezik për vendin tonë dhe NATOn.
As në filma nuk i shohim ata që dalin çdo ditë nga përgjimet e Agasit, Ballukut dhe drejtorëve të saj”, tha ai.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×