Luhet për trofeun e parë të sezonit, zbulohet arbitri që do të vendosë drejtësi në finalen e Superkupës së Shqipërisë

Egnatia dhe Dinamo do të përballen mbrëmjen e sotme në kuadër të finales së Superkupës së Shqipërisë.

Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “Arena Kombëtare” do të nis prej orës 19:00.

Tashmë FSHF ka vendosur edhe për grupin e arbitrave që do të vendosin drejtësi në këtë sfidë.

Kryesor i këtij dueli do të jetë Enea Jorgji, ndërsa asistentët e tij do të jenë Denis Rexha dhe Ridiger Çokaj, ndërsa Juxhin Xhaja është caktuar në rolin e arbitrit të katërt. Në Var do të jetë Kreshnik Barjamaj dhe në Avar është caktuar Emanuela Rusta.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×